Kryeministri Edi Rama teksa po fliste për dialogun me opozitën, ka bërë një gjest të ulët duke bullizuar dhe përqeshur kreun e LZHK-së , Dashamir Shehin.
Rama duke theskuar se ka qenë i gatshëm për dialog, në fjalim e siper shtrembëroi fytyrën dhe përdrodhi buzët duke thënë “mnjë mnjë mnjë….” për të përqeshur Dash Shehin.
“…Dhe në çdo moment e kam treguar se jam i gatshëm për dialog dhe kam shkruar letra e letra…E kam marrë mbrapa përqeshje! Kam marrë mbrapa sharje! Kam marrë mbrapa edhe gromësima! Gromësimat e rakisë, gromësimat e Dashit mnjë mnjë mnjë … Po kjo është jeta!… Ama, çfarë të bëj unë tashti?!”- u shpreh Rama.
(M.Q/Faxweb.al)