Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video qersharake, që është shkëputur nga takimi i djeshëm në kuadër të Samitit të Diasporës.
Përshtatur edhe me muzikë, në video bie në sy një nga pjesmarrëset në këtë samit e cila momentin e shkëmbimit të batutave të Ramës “l love you” dhe “l love you too” me të pranishmit, e ka shoqëruar me një mimikë prej xhelozeje.
Mësohet se brunia simpatike në videon e Ramës është Alida Mici, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Duhet thënë se kryeministri i gjendur në një situatë të pakëndshme politike, po bën çmos kohët e fundit që të shfaqet sa më shumë funny në rrjetet sociale.
(E.K/FAXWEB.AL)