Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkon votën e tropojanëve për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fund të takimit në Kukës, Rama ka ftuar të gjithë të pranishmir që të kërcejnë vallen e Tropojës, vendlindjes së kundërshtarit më të madh të tij politik, Sali Berishës.
“Vallja e Tropojës është rock&rolli më i fortë. Safet po nuk e kërceve vallen e Tropojës nuk je kuksiane”, i tha Rama kryebashkiakut aktual të Kukësit Safet Gjici. I cili duket se nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij, dhe nuk u pa në valle.
Nga Kukësi ku vazhdoi dje takimet elektorale, kryesocialisti foli edhe për Tropojën dhe kandidatin Rexhe Byberin.
Sipas Ramës, qeverisja lokale socialiste ka sjellë zhvillim në qytetin e Tropojës.
Gjithashtu Rama nuk ngurroi të tërhiqte sërish vëmendjen me të kërcyerën e tij, kësaj here duke marrë vallen e Tropojës.