Ish kryeministri Sali Berisha shkruan sot se ndryshe nga sa eshte deklaruar, Rama eshte gati te prese 600 mije refugjate siriane, ish terroriste te ISIS ne kembim te hapjes se negociatave.
Berisha ka postuar faqen e tij ne FB deklaraten e dhene nga zv.ministri i Brendshem Hodaj dhene per rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF.
Postimi i plotë
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Rama ofrohet të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave!
Të dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv më të madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete të plota për një kamp prej 600 mijë refugjatësh sirianë në Shqipëri. Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria të vëllezërve nga Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj!
Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Dr . Sapo e dha ZDF ja
Per Aufnahme Zentren per azilantet jan bo gati fringo te reja dhe Po funksonojne.
Zv ministri hodaj thote qe kan kapacitet dhe experience per deri ne 600.000 azilante nga siria etj”
Discussion about this post