Kur liderët botërorë, përfshi presidentin amerikan Donald Trump, ishin ulur në tavolinën e rrumbullakët për samitin e NATO-s, Edi Rama nuk kishte ardhur ende.
Nuk dihen arsyet për vonesën e Ramës, pasi kreu i qeverisë kishte fluturuar prej ditës së djeshme në Londër, për t’u kthyer sot drejt Shqipërisë.
Kryeministri shqiptar ndodhet prej ditës së djeshme në Britaninë e Madhe, ku mori pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Mbretëresha Elizabeth II.
Pritja u zhvillua dje në Pallatit Buckingham me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), dhe samitit që mbahet në Londër në 3 dhe 4 dhjetor të 2019-ës.