Kryeministri Rama ka vizituar sot në orët e pasdites Fakultetin e Drejtësisë ku është përballur me disa studentë të cilët janë përballur me kryeministrin duke i kërkuar llogari për neglizhencën e institucioneve ndaj tyre dhe mosrealizimin e pikave të “Paktit për Universitetin”.
“Ca ke që bërtet” i është drejtuar kryeministri njërit prej studentëve që e prisnin jashtë godinës me parulla.
“Kur do të përfundojë neglizhenca karshi nesh, institucionet janë të interesuar vetëm të marrin para”, i ka thënë një prej studentëve kryeministrit.
“Prisni vetëm 45 ditë” u ka thënë Rama dhe është larguar prej tyre duke nënkuptuar zgjedhjet vendore dhe largimin e Voltana Ademit nga posti i kryebashkiakes së Shkodrës.
Ndërsa Rama po largohej një nga studentët i ka kujtuar kreut të qeverisë “Paktin për Universitetin”, por pa marrë asnjë përgjigje prej tij.
Largimi i kryeministrit është pasuar me fishkëllima dhe thirrje: Turp, turp!
Por një skenë aspak e këndshme është regjistruar pak sekonda më pas kur Gjergj Cuni, i njohur si invalidi i protestave, pasi nuk ka munguar në asnjë nga protestat e fundit të opozitës është shoqëruar me forcë në polici pas sharjeve të vazhdueshme ndaj Edi Ramës.
Policia e ka marrë me forcë nga rruga duke e futur në automjet dhe siç shihet nga pamjet për pak sa nuk ka aksidentuar dhe gazetaren e Fax News Emi Kalanë (lexo ketu).