Kryeminsitri Rama vazhdon turin e llogaridhënies, ku ditën e somte është ndalur në Peshkopi.
Bëhet me dije se Rama është pritur me protesta nga disa banorë të zonës.
Nga ana tjetër Partia Demokratike, ka denoncuar se policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi, i cili po protestonte me disa qytetraë.
Denoncimi i PD
“Policia dhunon deputetin Xhemal Gjunkshi! Ai po protestonte bashke me qytetare kunder kryeministrit Rama.
Deputeti Gjunkshi eshte terhequr me dhune nga polica duke u penguar te protestoje.
Dibranet presin me proteste Edi Ramen, qe ka mbledhur administraten ne dite pushimi.
Deputeti Gjunkshi ka shenja te dhunes ne trup nga terheqja e policeve. Ky eshte nje akt i paligjshem kunder nje deputeti.”
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post