Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Durresit këtë të premte.
Mirëpo takimi i Kryeministrit ka shkaktuar kaos në qytet, teksa qindra qytetarë janë bllokuar në trafik. Fax Neës ka siguruar video nga Durrësi, ku qindra makina shihen duke pritur në radhë për të shkuar në destinacionet e tyre.
Rikujtojmë që sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke qenë se nesër është heshtje zgjedhore.
Takimet përmbyllëse të fushatës do të zhvillohen në Vlorë dhe në Tiranë. Rama ka zgjedhur qytetin bregdetar për të dhënë mesazhet e fundit qytetarëve shqiptarë, ndërsa Basha ka preferuar Tiranën për t’iu drejtuar për herë të fundit votuesve.
(E.H/Faxweb.al)