Pas aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Jorgucatit ku humbën jetën dy gra nga fshati Lazarat,e mbijetuara e vetme e këtij aksidenti Parashqevi Gjini tashmë jashtë rrezikut për jetën ka mundur të ndaje me ne disa nga momentet e tmershme të ngjarjes pavarësisht se kujtesa e saj ishte e dobët.
“Rashë në kanal thashë se fluturova. Se pashë fare drejtuesin e mjetit. Po ecnim anës rrugës, pastaj nuk di gjë, nuk mbaj mend fare.”
Lidhur mbi gjendjen shëndetësore të të aksidentuarës mjeku kirurg Roland Karalla është shprehur se ajo paraqitet relativisht në përmirësim dhe jashtë rezikut për jetën.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në afersi të fshatit Jorgucat ku automjeti i drejtuar nga shtetasi Leonidha Kelmo përplasi për vdekje dy shtetase ndërsa ai është arrestuar nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=6u06UBuCCFA&feature=youtu.be
(M.Q/Faxweb)