14:55 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(VIDEO) Reforma Zgjedhore/ Meta: Marrëveshja, hap i rëndësishëm! Do të kishte pasoja të rënda, nëse reforma do të ishte e njëanshme

13:08 | 07/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
(VIDEO) Reforma Zgjedhore/ Meta: Marrëveshja, hap i rëndësishëm! Do të kishte pasoja të rënda, nëse reforma do të ishte e njëanshme

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për gazetarët nga Laçi, ka vlerësuar arritjen e me konsensus për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se nëse nuk do të ishte marrë dakordësia mes palëve për këtë reformë pasojat për vendin do ishin shumë të mëdha.

Meta e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm, e ndërsa shtoi se tani më është shumë e rëndësishme edhe implementimi i kësaj Reforme.

“Është hedhur një hap shumë i rëndësishëm përpara. E kam parasysh se cila do të ishte pasoja nëse nuk do të kishim pasur një marrëveshje konsensuale. Ndoshta ka shumë qytetar që nuk janë shumë të lumtur se kanë pritur ndryshime më thelbësore dhe të sistemit, por fakti që kemi një marrëveshje është shumë pozitiv, por të kishim parasysh se cilat do të ishin pasojat nëse s’do kishte një konsensus, që nga mos çelja e negociatave të BE.

Është e tepër për këtë komunitet me kaq shumë probleme sociale për ta përballuar këtë, duhet vazhduar me të gjitha hapat e tjerë që të garantojnë momentin e zbatimit, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përshpejtimin e çeljes së negociatave. Të mendohet më shumë për familjet në çadra, dhe këtë duhet ta bëjnë vendimmarrësit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar të varfrit është demokracia se është e qartë që niveli i varësisë është asimetrike me demokracinë”, tha presidenti Ilir Meta.

Meta ishte sot në Laç në Famullinë e Shën Mhillit në Laç ku nderoi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Në vlerësim dhe me mirënjohje të lartë shtetërore për kontributin humanitar, material dhe shpirtëror të dhënë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si shembull i solidaritetit dhe mirësisë njerëzore dhe fetare”.

Etiketa: ilir meta
Pas

LAJM I FUNDIT/ Pas mbledhjes së kryesisë, Basha ndez motorët për zgjedhjet: Nuk do të humbasim asnjë sekont me…

Para

VIDEO/ “Persekutorët e djeshëm akoma në kupolë”, krimet e komunizmit ende të padënuara: Çakalli sot hiqet si ëngjëll

Para
VIDEO/ “Persekutorët e djeshëm akoma në kupolë”, krimet e komunizmit ende të padënuara: Çakalli sot hiqet si ëngjëll

VIDEO/ "Persekutorët e djeshëm akoma në kupolë", krimet e komunizmit ende të padënuara: Çakalli sot hiqet si ëngjëll

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti Izrael-Iran, ja çfarë ka ndodhur në ditët e fundit

Pamjet e fundit satelitore tregojnë dëmtime në bazën raketore iraniane dhe në aeroport

Roskovec /I vuri zjarrin banesës për shkak të një borxhi, arrestohet 27-vjeçari

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.