Shqipëria është kthyer në një portë hyrëse për shumë refugjatë nga Siria dhe vende të tjera të lindjes.
Fax News ka arritur të sigurojë dy video, në të cilat shihen 4 refugjatë sirianë, që lëvizin në qytetin e Korçës, ndërsa fshihet pas pemëve sapo shohin policinë.
Videot e siguruara janë kapur në zonën e parkut të qytetit, ndërsa mësohet se kanë zbritur nga mali Morava.
Refugjatët përdorin Korçën për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë, e më pas për të lëvizur në vende të tjera të Bashkimit Europian.
(B.B/ Faxweb.al)