Java pothuajse në të gjithë vendin ka nisur me reshje shiut. Meteorologu Akil Osmani në një intervistë për Fax News, u shpreh se reshjet e shiut do të fillojnë për gjatë gjithë javës, ndërkohë që pritet një përmirësim i kushteve pas ditës së enjte.
“Moti do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm. Pasditen e sotme pritet një përmirësim i lehtë i kushteve të motit dhe nesër paradite po ashtu do të ketë një përmirësim të lehtë.
Ditën e nesërme pritet që të rikthehen reshjet e shiut pasdite dhe në zonat malore pritet që të ketë reshje dëbore.
Zonat që do të preken nga reshjet do të jenë zonat kryesisht Veri- Perndëimore dhe Perëndimore, ndërkohë reshjet e borës do të shfaqen në zonat e thella malore.
Për sa i përket Tiranës, kryeqyteti pritet të përfshihet nga reshje shiu, me intensitet mesatar dhe herë pas herë do të kemi edhe ndalim të reshjeve të shiut, ku pritet të kemi edhe kthjellime të lehta.
Po ashtu edhe nga dita e merkurë dhe enjte do të ketë reshje shiu. Përmirësimi i kushteve të motit do të ketë përmirësim gjatë ditës së premte dhe fundjavës. Gjatë ditës së enjte dhe të prmete do të ketë një rënie temperaturash.”- u shpreh Osmani.