Me ardhjen e ditëve të nxehta të verës, të gjithë kanë rendur drejt detit. Kështu edhe këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta është parë që prej disa ditësh po shijon pushimet e verës sëbashku me familjen e saj, bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre, Hera.
Nga fotot që ajo ka publikuar shihet që ajo po pushon në jug të Shqipërisë, ku zbuloi se përveç familjes e shoqëronte edhe mikesha e saj, Aulona Musta.
Ndërkohë në disa nga postimet e fundit Rezarta ka treguar disa momente intime pranë bashkëshortit, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në videon që vet këngëtarja ka publikuar, shihet në momentet më të ëmbla krah Ermalit, ku shfaqen herë pas here duke u puthur dhe përkëdhelur me njëri-tjetrin. E krahas videos ajo ka shkruar për Ermalin: Gjysma ime.