Rikthehet protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të cilët kërkojnë plotësimin e 9-të kërkesave drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve nga ana e kryeministrit Rama ose doreheqjen e tij, një kërkesë kjo e pa artikuluar më parë.
Gazertarja e Fax News Entela Duka raporton se ka patur prezencë të policisë në ambjentet e universitetit por pasi studentët kanë nisur ti filmojnë ata janë larguar duke qëndruar në ambjentet e jashtme të këtij universiteti.
Thirrjet e studentëve drejtuar qeverisë janë të ndryshme të cilat. Ata kanë kënduar edhe Himnin e Flamurit Kombëtar nëpër koridoret e universitetit.
Ndërkohë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet përkatëse vijon bojkotimi i mësimit nga ana e studentëve