02:45 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Rinisja e protestave, policia merr me forcë aktivistët në pyetje. Studentët kërcënohen me përjashtim nga konviktet

20:41 | 15/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Rinisja e protestave, policia merr me forcë aktivistët në pyetje. Studentët kërcënohen me përjashtim nga konviktet

Sikur të mos mjaftonte dhuna e policisë ndaj studentëve ditën mërkurë, sot në konvikte dy studentë që kanë qënë në aksion janë thirrur nga policia në komisariat, madje edhe duke përdorur forcën për t’i marrë. Përveç policisë, studentët janë kërcënuar për përjashtim nga konviktet ku ata banojnë.

Në faqen e Facebook të “Për Univesitetin” është publikuar videon ku shihen forca police të cilët mendohet se kanë marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin.

Në postim shkruhet se arsyeja e marrës në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Më tej thuhet se në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Postimi i plotë:

QEVERIA NË PANIK

Sot policia e qeverisë ka marrë në pyetje dy aktivistë të Lëvizjes Për Universitetit të angazhuar në aksionin ndërgjegjësues në Qytetin Studenti. Arsyeja e marrjes së tyre në pyetje nuk ishte ndonjë shkelje e mundshme e ligjit, por kërkimi me ngulmim i informacioneve për planet dhe mënyrën e organizimit të Lëvizjes Për Universitetin në prag të protestës së 4 dhjetorit. Në presionin ndaj studentëve janë përfshirë edhe administratorët e konvikteve, të cilët i kanë kërcënuar aktivistët tanë me përjashtim nga konvikti nëse vazhdojnë rezistencën.

Policinë së qeverisë e këshillojmë të ndjekë veprimtaritë e faqes së Lëvizjes për të kuptuar çdo gjë që mund t’iu interesojë për mënyrën se si do të zhvillohet protesta e 4 dhjetorit. Kurse për administratorët e Qytetit Studenti po shohim mundësinë e ngritjes së një padie për kanosje dhe shpërdorim detyre.

Ne nuk ndalemi! Frika e tyre na frymëzon!

P.S.
Videoja shoqëruese tregon dhunën dhe rrugaçërinë e policëve gjatë tentativës së tyre për të prishur aksionin e së mërkurës.

Etiketa: rikthehen protestat e studenteve
Pas

Simbolika e vizatimit të vajzës 5-vjeçare në Astir: Pikturon vetëm shtëpi sepse e lidh me zemrën!

Para

“Të don Robq*q*”/ I ndarë nga Nora, Robert Berisha bën lëvizjen e rradhës ndaj vëllait të ish-partneres

Para
Ja si është jeta seksuale e çifteve të famshme shqiptare, parë nga horoskopi (Foto)

“Të don Robq*q*”/ I ndarë nga Nora, Robert Berisha bën lëvizjen e rradhës ndaj vëllait të ish-partneres

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.