16:25 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Ritëm dhe emocion, Flamurtari mund Partizanin

22:04 | 23/11/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Ritëm dhe emocion, Flamurtari mund Partizanin

Flamurtari ka fituar përballë kryesuesve të Superligës, Partizanit. Ka mjaftuar një gol i Tomislav Bushic në pjesën e parë për të përcaktuar rezultatin e të gjithë takimit. Një ndeshje e bukur për t’u parë dhe shijuar, pasi ritmi ishte i lartë dhe pati rivalitet deri në fund.

Pa Veliun, Alves dhe Siljanovski, trajneri Daja hodhi në fushë nga minuta e parë Elton Cale, i cili kishte 5 muaj pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare, por braziliani tregoi se është në nivelin e tij më të mirë me lojën që bëri në fushë.

Ishte pikërisht Cale që harkoi një top në zonë në minutën e 9’-të dhe Bushic e shfrytëzoi më së miri duke goditur me kokë dhe mposhti portierin Xhika që më kot u hodh. Ritmi ishte i lartë në 45 minutat e para por rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Në dy raste Koliçi u bë protagonist duke ndalur sulmin e të “Kuqve”.

Grinta dhe nervi i ndeshjes u pa edhe në pjesën e dytë, ku nuk munguan as kartonat. Partizani u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit por vlonjatët u mbrojtën mirë duke mos lënë hapësira. Ritmi ra paksa në fragmentin e dytë dhe kuqezinjtë marrin tre pikë me vlerë që e rikthejnë të shpresojë për kreun e kampionatit, shkruan SP.

Kjo është humbja e tretë në 14 javë për Partizanin, të cilët kryesojnë me 31 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Ndërsa Flamurtari ngjitet në kuotën e 22 pikëve.

Pas

Ylli Rakipi: Një përgjigje për Edi Diarrenë, të kujtohet kur më erdhe duke qarë. Ishe gati të më puthje këtu në qoshe…

Para

Sergio Ramos përdori dy herë doping, UEFA e zbuloi dhe e fali. Reagon zyrtarish Real Madrid

Para
Sergio Ramos përdori dy herë doping, UEFA e zbuloi dhe e fali. Reagon zyrtarish Real Madrid

Sergio Ramos përdori dy herë doping, UEFA e zbuloi dhe e fali. Reagon zyrtarish Real Madrid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

Kleana Xhuveli kërkon revokimin e dorëheqjes nga kandidimi në Qarkun Tiranë

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.