I vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga stadiumi dhe tifozeria e Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo desh u hakmorr pikërisht në minutat e fundit shtesë, kur me driblime dehëse dhe super aksion personal, i nisur nga krahu, iu afrua golit për punë centimetrash.
Më pas, Cristiano iu kthye publikut dhe i bëri shenjë me dore si duke u thënë “patët frikë eee…”, duke u mbuluar nga një “rrebesh” vërshëllimash! Kujtojmë që CR7 është tmerri i Atleticos duke qenë se i ka shënuar 25 gola në total në karrierë, në kohën kur luante për rivalët e qytetit Realin e Madridit.
Pavarësisht formës së mirë të Ronaldos, Juventusi nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2 me spanjollët, me katër golat që u shënuan vetëm në pjesën e dytë të takimit.
Mkongwe @Cristiano #ATMJUV 2-2 pic.twitter.com/SbBppb3x5I
— musa kamata (@musakamata) September 18, 2019