Një aksident i rëndë është regjsitruar pak më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë ku një makinë tip Opel është ngjitur në trotuar duke përplasur rëndë një grua dhe një fëmijë të vogël.
Mësohet se shoferja është një 55 vjeçare emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërkohë, fëmija është rreth 6 vjeç dhe ka qenë në trotuar së bashku me nënën e tij.
JOQ ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit, ku shihet se 55-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur rëndë 6-vjeçarin.
I mituri ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për të shpëtuar të miturin. Deri më tani mësohet se 6-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tij aktuale.
(E.H/Faxweb.al)