Si pasojë e motit të keq që ka pushtuar vendin edhe në qytetin e Gjirokastrës situata paraqitet problematike.
Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj raporton se rruga ’18 Shtatori’ dhe zona muzeale e këtij e qyteti janë shumë problematike pavarësisht ndërhyrjeve të mëparshme nga ana e Bashkisë. Po ashtu mjaft e rrezikshme paraqitet situata dhe në qendër të qytetit.
Banorët shprehen se nëse nuk do të ketë menjëherë ndërhyrje nga ana e autoriteteve situata mund të çojë në izolimin e qytetit.
Reshjet e dëborës dhe më pas ato të shiut e kanë përkeqësuar më tej situatën duke i bërë disa rrugë të qytetit të pakalueshme për shkak të rrëshqitjes.
Banorët e qytetit të Gjirokastrës mund të hyjnë në një fazë izolimi në qoftë se në këtë zonë nuk do të ketë ndërhyerje nga ana e autoriteteve përkatëse pasi shumë lagje të qytetit janë shndërruar në një makth për lëvizjen.
Për shkak të rrëshkitjeve kanë qenë të shumtë qytetarët që janë paraqitur me fraktura në spital.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/281883599164597/
(F.GJ/FAXWEB.AL)