14:28 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Rreziku nga virusi vdekjeprurës, çfarë masash janë marrë qytetet kufitare në vend, në Kukës asnjë masë e shtuar

12:02 | 28/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Rreziku nga virusi vdekjeprurës, çfarë masash janë marrë qytetet kufitare në vend, në Kukës asnjë masë e shtuar

Virusi i përhapur në Kinë, që derimë tani ka shkaktuar 106 të vdekur, dhe më shumë se 4 mijë të prekur, duket se nuk e ka arritur ende pikën kulmore të tij.

Megjithëse vendi sipas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët, pasi nuk ka linja direkte fluturimi me Kinë, në pikat kufitare në vend janë marrë masa për rritjen e survejancës në lidhje me koronavirusin e ri.

Fax News sjell një vëzhgim të përgjithëshëm në disa prej pikave kufitare në vend dhe masat që janë marrë në lidhje me parandalimin e virusit vdekjprurës.

Nga qyteti i Vlorës raportohet se janë marrë masa të shtuara në portin e Vlorës, menjëherë pas informacionit të përcjellë nga nga instancat përkatëse në kryeqytet, për rritjen e masave të sigurisë në lëvizjen e personave, kryesisht që mbërrijne në territorin shqiptar mes pikës së kalimit të kufirit në portin e Vlorës.

Në tragetet e linjës Vlorë-Brindisi qendron një mjek i përhershëm, ndërsa edhe në port masat janë shtuar, ndaj personave që shkelin në territorin shqiptar.

Nga autoritet portuale konfirmohet se porti i Vlorës është në masa më të shtrënguara, por aktualisht nuk ka ende alarm, nëse mund të cilësohet i tillë.

Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur lëvizje të personave të ardhur nga Azia apo Kina, ndërsa kontakti i fundit është rreth katër javë më parë me një grup personash nga Koreja e Jugut.

Renato Bega konfirmon se situata në portin e Vlorës është e qetë, ndërsa të gjithë ata persona që mbërrijnë në portin e Vlorës, pas kontrollit të ushtruar në Brindisi, edhe në Vlorë plotësojnë fillmisht një formular, por edhe gjithçka tjetër duhet për situatën e krijuar.

Porti i Vlorës është e vetmja pike kufitare në rrethin e Vlorës, ndërsa masat janë shtuar dhe në këtë territor, në kuadër të masave të shtuara në aeroporte dhe porte të vendit.

Ndërkohë që qytetin e Kukësit, alarmi për rrezikun ende nuk ka mbërritur. Në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë nga verifikimi në terren në doganën e Morinit deri në këto momente nuk kishte asnjë masë të shtuar.

Po ashtu edhe në oganën e Kosovës, nuk ka asnjë masë të shtuar për parandalimin e rrezikut nga visuri kinez.

Ndërkohë nga drejtori e njësisë vendosre të Kujdesit Shëndetësor kukës mësohet se kjo drejtori është në pritje të udhësimit të ministrisë së Shëndetësisë për marrjen e masave.

Ndërkohë në doganën e Morinit është qetë dhe nuk ka lëvizje, ndërsa mësohet se gjatë kësaj periudhe që nga koha e shfaqejes së viruzit në Kinë nuk ka pasur lëvizje të shtetasve aziatik.

Ndërkohë mbremjen e kaluar Autoriteti Portual në Durrës ka njoftuar se, pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë, po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve, por dhe personeleve të anijeve tregtare që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distance, nëse do të jetë e nevojshme, si dhe gjithë pajisje të tjera shtesë, për të realizuar këto lloj kontrollesh.

“Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore”, njofton APD.

Pas

U mor peng dhe u vra si nëpër filma/ Jak Prenga u bë ”kurban” për të paralajmëruar të vëllanë, ku nisi konflikti me miliarderët e Shijakut

Para

‘Boom’ aplikimesh për kreun e BKH-së, shkon në 20 numri i kandidatëve

Para
Zgjidhen 8 anëtarët e rinj të SPAK me mandat 9-vjeçar, kush janë prokurorët që pritet të “shkundin” dosjet e bujshme

'Boom' aplikimesh për kreun e BKH-së, shkon në 20 numri i kandidatëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri: Thellim i bashkëpunimit për menaxhimin e migracionit

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve ndaj Iranit! U bën thirrje qytetarëve të tij të jenë vigjilentë

Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Vijon shkëmbimi i zjarrit në Lindjen e Mesme, Izraeli rinis sulmet ndaj objekteve ushtarake të Iranit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.