Studentët e Universitetit Bujqësor Tiranë janë përplasur verbalisht, gati dhe fizikisht në territoret e këtij ambienti me banorë të zonës
Konflikti me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare në këtë zonë ka zbritur në ‘terren’ ditën e sotme ku dhjetëra banorë të zonës janë konfrontuar me studentët të cilët protestojnë prej disa ditësh për mosndërtimin e kësaj shkolle brenda territorit të universitetit të tyre (lexo ketu).
Pas shkëmbimit të replikave dhe gati-gati përplasjes fizike, studentët së bashku me një pjesë të stafit pedagogjik kanë akuzuar kryebashkiakun Veliaj se u ka sjellë për provokim dhe mashtrim të opinionit publik punonjës të Bashkisë Tiranë.
“Këta janë punonjës të Bashkisë Tiranë, që na i ka sjellë Veliaj si banorë të zonës, por që nuk janë aspak të kësaj zone”, tha një nga studentët.
Pak më herët gjatë deklaratave të të dy palëve, një grua u përpoq të provokonte studentët duke i thënë se: Ju jeni ngelësa, keni ngelur nga viti i parë deri në vitin e katërt. Rroftë Erjon Veliaj, rroftë Kryeministri Rama”.