Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë me intesitet të lartë në këto dy ditët e fundit, është shembur rruga që lidh fshtatrat e njësisë administrative Ungrej në Lezhë me Kallmetin.
Është bllokuar segmenti rrugor, duke izoluar qindra banorë të kësaj zone të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u lidhur me qendrën urbane.
Siç shihet dhe nga pamjet, dëmtimi që ka pësuar rruga është vërtetë i frikshëm, dhe do të dojë kohë që të bëhet e kalueshme për banorët e këtyre zonave.
Në një lidhje telefonike për Fax News nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Paca tha se kjo rrugë është ndërtuar rreth 6 vite më parë, dhe dëmi nuk ka lidhje me cilësinë e punimeve, por me llojin e materialit nga e cila përbëhet toka. Sipas tij ka pasur dhe shkarje më herë në këtë zonë, por jo në përmasa të tilla.
Paca dhe se Bashkia e Lezhës ka siguruar ushqimet dhe ndihma për banorët e zonës që janë bllokuar nga shembja e rrugës. Ndërkohë që në të gjithë qarkun e Lezhës, Paca tha se derimë tani janë evakuuar 10 familje, ndërkohë që ekipet e emergjencave janë në terren për monitorimin e situatës.
(E.K/Faxweb.al)