Qyetarët e kryeqytetit janë pyetur nga Fax Neës l;idhur me besimin që kanë tek cilësia e ushqimeve dhe produukteve që konsumojnë, ndërsa bie në sy se shumica prej tyre janë të shqetësuar, madje tregojnë edhe shembuj.
Një zonjë tha se problematika kryesore qëndron tek perimet pasi sipas saj, rriten me hormone, ndërsa dikush tjetër shprehu shqetësimin tek mishi por ka edhe nga ata që kanë ankesa për produketet që blejnë nëpër supermarket.
“Kontrollet e AKU-së nuk e kemi idenë a janë të vazhdueshme dhe të rregullta”, tha një qytetare.
Dikush tjetër tha se askush nuk i kontrollon ushqimet, ndërsa tregoi se i kontrollon vetë ushqimet pasi ishte veteriner.
Një zonjë tha se të gjitha produktet janë shqetësuese ndërsa për kontrollet që bëhen tha se nuk ka informacion.
“Janë të gjitha të skaduuara, nuk kam besim fare” tha një qytetar.
“Kam dëgjuar që hedhin shumë nga këto kencetratet. Hedhin pigmente tek buka, tek perimet hormone”, tha një qytetare.
Ndërkohë një i moshuar është akoma më kritik “ Besimi ka vdekur njëherësh me nënën time, vetëm bajga të bagëtive kemi mbetur pa ngrënë, të lopëve kemi mbetur pa ngrënë, nuk kemi besim fare, fare, fare”.
“Janë të gjitha të skaduara, katastrofë, nuk preken me dore”, tha një qytetar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)