Olti Curri njihet si nga blogeret më të suksesshëm në Shqipëri.
Shepsh herë është pjesë e paneleve si opinionist dhe asnjëherë nuk ka nguruar të tregojë hapur mendimin e tij.
Ditën e sotme ai ka bërë një intervistë me ndjekësit në ‘Instastory’, ku i ka njoftuar të gjithë që t`i dërgojnë pyetjet me mesazh dhe ai do t`iu përgjigjet.
Pyetja e parë që i është drejtuar është: “Sa e ke rrogën?”
Olti është shprehur se kjo është një pyetje paksa e sikletshme megjithatë ka pranuar t’ju përgjigjet ndjekësve. Opinionisti ka treguar se ai paguhet nga reklamat që bën në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ dhe në muaj i shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë.
“Kjo është një pyetje e sikletshme, megjithatë pagesa ime aktuale vjen nga reklamat që bëj në ‘Instagram’ dhe në ‘Facebook’ dhe dua të them se shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të kryeministrit të Shqipërisë.” tha ai.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=1ylIAphnJOI
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post