Një tjetër godinë 5-katëshe u shemb pak minuta më parë në Shkozet me eksploziv. Shembja e objektit u bë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.
Për të garantuar sigurinë, autoritetet bllokuan për pak minuta qarkullimin në autostradë.
Kjo godinë u shemb pas dëmeve të pariparueshme që mori në strukturë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pak minuta më parë po në zonën e Shkozetit u shemb një tjetër godinë 5-katëshe.
Fillimisht shembja e objekteve ishte parashikuar të bëhej në të njëjtën kohë, por më pas u vendos të bëhej veç e veç për arsye sigurie. Të dyja banesat përbënin rrezik për jetën e qytetarëve dhe prandaj u mor vendimi për t’u shembur. Kujtojmë që dje u shemb një tjetër objekt në Durrës.