Një tjetër banesë është shembur në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re, në afërsë ti zonës së Laprakes. Sipas infomrcioneve ka patur dakordësi nga pronarët e objektit për ta prishur.
Ky është objekti i rradhës që është prishur në dakordësi nga banorët zonës.
Pak ditë më parë Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja parnoi shembjen e dy objekteve të ndërtuara pa leje prej tij, në gjurmën e “Unazës së Madhe”, duke i hapur rrugë vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.
Ndërkohë shumë banorë në zonën e Astirtit, prej një muaji po vijojnë të protestojnë për shtëpitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim 100% të pronës dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.
Rruga ndërkohë është bllokuar për shkak të punimeve për prishjen e objektit, duke penguar qarkullimin e mjeteve në njërin aks në Laprakë.
(M.Q/Faxweb.al)