Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku të përfshirë kanë qenë disa të rinj. Sherri ka nisur me grushta mes dy prej tyre dhe më pas shumë të tjerë janë përfshirë për t’i ndarë, apo për të nxehur edhe më tej situatë.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me grupe rivale, apo ka qenë vetëm një konflikt i çastit në ambientet e ndonjë lokali aty pranë, pasi edhe identitetet e djemve nuk bëhen të ditura.
Sigurisht që situata ka nxitur kuriozitetin e të pranishmëve që kanë qenë në zonë, ndërsa një qytetar ka dërguar videon pranë Joq. Nga policia nuk ka pasur një njoftim për ngjarjen, dhe siç duket situata e nxehtë është shuar po aty, dhe djemtë u janë drejtuar makinave të tyre për t’u larguar prej andej.
(E.K/FAXWEB.AL)