Performanca e këngëtarit nga Shqipëria, Alban Skenderaj, mbrëmë u ndal në gjysmë, në Festivalin e Birrës në Prishtinë. Teksa ai po këndonte, disa të rinj u rrahën në me njëri-tjetrin, disa u arrestuan e të tjerë përfunduan në spital. Gjatë tërë kësaj kohe, këngëtari mbeti në skenë, duke thënë “Stop”, që përleshja të ndalej. T7 ka kapur momentin kur ndodhi ngjarja.
Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në Festivalin e Birrës, “BeerFest”, derisa në skenë po performonte këngëtari Alban Skenderaj. Ky ka kërkuar nga sigurimi që të intervenonte për të ndalë përleshjen.
Për shkak të kësaj rrahje, Policia ka arrestuar gjashtë persona kurse dy për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjencë.
Policia e Kosovës ka treguar se rreth orës 22:35 në Prishtinë është raportuar një rrahje në mes disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar në stacion policor dhe dy nga ta kanë marrë edhe lëndime trupore dhe po trajtohen.
“Me datë 25.07.2019 se rreth orës 22:35 ne Prishtine është raportuar nje rrahje ne mes te disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar ne stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lendime trupore te cilët po trajtohen. Janë duke u kryer hetime lidhur me rastin dhe detaje tjera do te behen te ditura pas perfundimit te procedurave ligjore”.
Përkundër këtij incidenti Festivali i Birrës vazhdoi.
Ditë më parë, për shkak të përleshjes mes disa personave gjatë Festivalit të Birrës dhe Verës, ministri Endrit Shala kishte marrë vendim për mbylljen e këtij festivali.
&;