Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar nja video përkrah të cilës shkruan se ndaj qytetarit në regjistrimin e mëposhtëm disa persona të veshur civil bëjnë një akt anti-kushtetues në mes të Tiranës.
Përplasja ka ndodhur në Sheshin “Skënderbej” në kryeqytet ndërsa disa persona civil kërkojnë ta marrin me forcë dhepa i treguar asnjë dokument identifikimi apo arsye ligjore në Komisariat.
Civilët i thonë qytetarit se do të shoqërohet në Komisariat për të dhënë sqarime pasi nuk kishte ndaluar kur ia kishte kërkuar, ndërsa qytetari i thotë t’i tregojë se ku e ka shkelur ligjin. Ai i quan civilët për të cilët mendohet se janë përfaqësues të shtetit shkelës dhe tradhëtar të Kushtetutës ndërsa iu kërkon ti thonë se ku e ka shkelur ligjin. Një qytetar tjetër ndërhyn dhe iu thotë efektivëve se nuk po bëjnë gjënë e duhur pasi personi në fjalë nuk ka kryer ndonjë krim.
Qytetari dëshmitar: Ku e ke dokumentin që je polic, nga ta dinte ai që ju jeni policië kur nuk keni uniforma dhe dokumenta. Ku e mer vesh që je polici ti, ku e ke dokumentin që je polic? Nuk mund ti hiqet liria dikujt për kundravajtje penale.
Efektivi civil: Je në kundravajtje administrative dhe penale dhe ti do të vish me mua në Komisariat.
(Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të cilët janë mbledhur përreth).
I ndaluari: Ti je hajdut, ku e ke dokumentin që je polic, mos më prek mua me dorë. Më ke marrë me forcë o dhunues i Kushtetutës. Nga ta dija unë që është polic, nga ta kuptoja, nuk mund të ndaloja në mes të rrugës se më thotë një i panjohur.
Efektivi civil: Ke shkelur ligjin.
Qytetari dëshmitar: Tregoja çfarë ligji ka shkel?
Efektivi civil: E di unë.
Qytetari dëshmitar: Si e ditke ti ore? Kush je ti që i heq të drejtën e fjalës njeriut, çfarë je ti?
Efektivi civil: Më jep kartën e indentitetit.
Qytetari i ndaluar: Po, por më trego ti më parë kush je që të jap kartën time.
Efektivi civil i thotë Policit të Bashkisë që të tregojë kartën e identitetit por nuk tregon të veten, një qytetar i thotë ta tregojë dhe efektivi civil thotë ‘ç’të duhet ty, po merremi me këtë pastaj mund të merremi me ty’.
(F.GJ/FAXWEB.AL)