Një 22 vjeçar ka shkaktuar kaos mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lamias në Greqi.
Shoferi ka humbur kontrollin e makinës tij dhe ka marrë para çka gjetur duke thyer pemë, shtylla tabela dhe çdo gjë tjetër që i doli para, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Mrekullisht ka shpëtuar drejtuesi e një motoçiklete e cila ka qenë e parkuar dhe një vajzë 16 vjeçare e cila ka marre dëmtime të lehta, kjo pasi 22 vjeçari kishte humbur kontrollin e mjetit dhe po ecte në trotuar.
Vendi i ngjarjes është një nga vendet më të frekuentuara në qytet çdo të shtunë mbrëma dhe dëshmitarët okularë theksojnë se nuk ka pasur viktima.
Në vendngjarje ka mbizotëruar paniku me personat që tentonin të ndihmonin vajzën e plagosur , e cila u shoqërua nga mjekët që ndodheshin rastësisht, derisa ajo u morr nën kontroll nga ekipet e shpëtimit të EKAV.
Sipas raportimit shoferi i ri me BMW-në lejla pak më parë kishte kaluar sërish në të njëjtin vend në të njëjtën mënyrë. Nuk dihet ende nëse drejtuesi i ri, i cili sipas informacioneve është 22 vjeç, ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera.