Mbrëmjen e kaluar është hedhur në erë memoriali i Thimio Lolit i niohur si herio nga grekët në Krane të Finiqit.
Lënda shpërthyese e cila është përdorur për këtë akt dyshohet se ka qenë dinamiti, ndërkoh shpërthimi ka shqëtësuar dhe tremebur banorët e zonës. Gazetarja e Fax News Silvi Sulaj ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk ka prezencë të policisë aktualisht.
Kjo është hera e dytë që bëhet një tentativë e tillë ndaj këtij memoriali, që i përket nacionalistit grek, i cili akuzohet për disa masakra ndaj shqiptarëve. Por këtë herë dëmet kanë qenë shkatërruese pasi pllaka me emrin e tij është thyer e gjitha ndërkohë është shkatërruar edhe bazamenti ku ishte vendosur.
As autorët e aktit të parë as të fundit nuk janë zbuluar
Njoftimi i ngjarjes është nga banorët e zonës, të cilët kanë ndjerë shpërthimin, dhe kanë vënë në dijeni policinë.
Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve ndaj shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.
Po ashtu ai akuzohet se masakroi çamët në 1944 krah Zervës, dhe pranë memorialit të tij vijnë çdo vit shumë ekstremistë për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir.
“Po ngrihesha per tu bere gati per pune , mbas ores 3 :30 degjova nje shperthim te forte, dola jashte te shihja mos shpertheu ndonje bombel gazi. Ne mengjes erdhen grupi i ekspertizes, kryeplaku i fshatit edhe gjithe banoret e fshatit te cilet ishin shqetesuar nga shperthimi gjate nates”, tha njeri nga banoret. ai shprehet se keto veprime i bejne grupe vandale te cilat duan te prishin vellazerine greko- shqiptare, Eleno- Ilire.
Nderkohe qe ky shperthim ka sjelle demtimin e kopeshtit te femijeve qe ndodhet perballe memorialit. Afer eshte edhe kisha Shen Jorgji e cila ka pesuar disa deme te konsiderueshme nga tronditja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)