Komandot shqiptare jo rrallë herë kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre, jo vetëm si trupa paqeruajtëse në vende të ndryshme, por edhe në sëtrvitjet ndërkombëtare.
Këtë herë një grup i komandove shqiptarë kanë marrë medaljen e bronztë në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol” Mretërinë e Bashkuar.
Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan:
“ÇFARË KRENARIE ?????
Komandot tona marrin medaljen e bronzit?
Mes 137 skuadrave komando dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse, në stërvitjen ndërkombëtare “#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët shkëlqejnë befasishëm!
Gara ekstreme stërvitore “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.
Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.
#KrenarpërFORCATeARMAT❤SURA?”
(B.B/ Faxweb.al)