Rreth 3 hektar toke me shkurre dhe kallamishte janë shkrumbuar totalisht si shkak i një zjarri që ra gjatë pasdites të së djelës. Fillimisht zjarri është pikasur nga banorët të cilët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore por është dashur ndërhyrja e Punonjësve të zjarrfikësve për të normalizuar situatën dhe shuarjen e flakëve.
Vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit ka parandaluar rrezikun për disa banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.
Drejtori i zjarrfikëses në Lezhe Agostin Pepkolaj i kontaktuar me telefon tha se falë ndërhyrjes së shpejt u bë e mundur parandalimi dhe rreziku që mund të kanosej në zonë, pasi vetëm pak metra në zonën e Knallës ndodhen edhe disa çisterna nafte, dhe rreziku mund të ishte shumë herë më i lartë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të rënë por po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=jW1YgUi5YqM&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=ExaAsjTYAYE&feature=youtu.be
Discussion about this post