Një godinë ku jetonin 10 familje ka marrë flakë në lagjen Kiras në Shkodër në zonën e quajtur ish-Konviktet. Sipas raportimeve për Faxweb.al nuk ka asnjë person të lënduar. Ndonëse në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse, flakët e mëdha nuk janë vënë nën kontroll duke shkrumbuar pjesën më të madhe të godinës. Sipas burimeve policore dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të mos lejojnë përhapjen e flakëve tek banesat e tjera.