Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër. Faxnews mëson se zjarri ka përparuar shumë ndërsa fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz.
Burime bëjnë me dije se zjarrin dyshohet mund ta ketë vendosur vajza e shtëpisë, pasi është me probleme të shëndetit mendor.
Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.