Kur duhen rreth 90 minuta nga starti i ndeshjes Republika Çeke-Kosovë, një akt i dhune skandaloz ka ndodhur nga ana e huliganëve çekë. Këta të fundit kanë sulmuar fizikisht tifozët që kishin ardhur në mbështetje të Kosovës, duke u shkaktuar dëme fizike.
Një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës. Janë arrestuar disa tifozë çekë që sulmuan kosovarët para ndeshjes në ‘Doosan Arena’. Policia ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit.
Huliganët çekë kanë qenë të maskuar, raportojnë mediat kosovare, ndërsa sulmi i tyre ka qenë i beftë duke i zënë në befasi miqtë që po bëheshin gati për të udhëtuar drejt stadiumit.
https://youtu.be/zxui_KcpZvE