Një automjet tip Renault është shkrumbuar nga flakët në lagjen “pavarësia” në qytetin e Vlorës.
Makina është djegur teksa ka qenë në ecje, në afërsi të Universitetit Ismail Qemali, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.
Drejtuesi i mjetit ka arritur që të largohet me shpejtësi nga mjeti, duke mos pësuar lëndime.
Pavarësisht se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale, policia po vijon hetimet për rastin, ndërsa dëmet që ka pësuar mjeti janë të shumta.