Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 19:10 sot në rafinerinë e naftës të kompanisë Tupras, në zonën Aliaga të Izmirit, raportojnë mediat turke.
Deri më tani nuk ka informacione për viktima.
Mediat në Turqi bëjnë me dije se në të njëjtat rafineri ka pasur një shpërthim në vitin 2017 me katër viktima dhe një të plagosur.
Gjithashtu, më 5 nëntor, një shpërthim i fortë ndodhi në rafineritë e së njëjtës kompani në Nikomedia (Izmit), afërsisht 95 kilometra në lindje të Stambollit.