Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Kopështit Botanik në Tiranë, ndërsa dëshmitarët thonë se bëhet fjalë për djegien e një mjeti.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe makina të shumta policie. Policia thotë se kanë qenë dy mjete që kanë pësuar dëme, ndërsa kanë qenë të parkuara.
Njoftimi:
Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(E.K/FAXWEB.AL)