Pas humbjes së thellë tre ditë më parë kundër Skocisë në “Loro Boriçi” me rezultatin e thellë 0-4, në kuadër të Uefa Nations League, kombëtarja kuqezi ia doli që në miqësoren kundër Uellsit të fitojë minimalisht, falë golit të shënuar nga Bekim Balaj me penallti në stadiumin “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë nuk pati shumë raste për gola, përveç dëshirës së madhe të uellsianëve për të kaluar në avantazh, teksa në minutat e fundit porta e kuqezinjëve u shpëtua nga Etrit Berisha.
Ndërsa në pjesën e dytë, Shqipëria ndërroi krejtësisht skenar duke tentuar që të dalin më shpesh në sulm, ndërsa në minutën e 59′, Shqipëria arriti të depërtojë në portën uellsiane. Granit Xhaka fitoi një penallti dhe Balaj e ekzekutoi atë saktë.
Kjo fitore e merituar e Shqipërisë i dha mundësinë e buzëqeshjes teknikut italian, i cili ka qenë në kritakeve gjatë ditëve të fundit. Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Panuccit pas këtij rezultati.
(B.B/ Faxweb.al)