03:03 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Shqiptarja me dy foshnje kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin…

08:11 | 26/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Shqiptarja me dy foshnje kërkon ndihmë për t’u kthyer nga Siria: Po na shesin…

Hera e fundit që foli me motrën e tij ishte para dy ditësh. Arton Sekiraqa nuk e di a do të ketë mundësi të bisedojë sërish me Ermirën, e cila ndodhet në një kamp të ISIS-it në Siri.

Motra, në telefonatën e fundit, i ka treguar Artonit për rrezikun që e pret atë brenda këtij kampi ku janë të mbyllur 8 mijë vetë, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Ngom, nesër vjen një njeri e kam emrin Harun. Ka me i lexu ni letër me emra. Nuk e di a e kom emrin aty a jo. Nëse e kem na marrin na qojnë dika se di ku. Unë shpejt të kallxoj ty”, ka thënë Ermira.

Tashmë, prej një jave në kampin ku Ermira po mbahet me dy fëmijët e saj, pjesëtarë të ISIS po i marrin gratë dhe po ua shesin pjesëtarëve në zonën e luftës, raporton “T7”.

14 gra, sipas Ermirës, tashmë u larguan me forcë, e në listën tjetër të njëjtin fat mund ta ketë edhe Ermira.

Ermira nga Prishtina, ishte nisur për në Siri para katër vitesh me bashkëshortin e saj, i cili tashmë është vrarë gjatë luftimeve kurse ajo është martuar me një shqiptar nga Maqedonia për fatin e të cilit nuk dihet.

Shpresa e vetme për familjen Sekiraqa nga Prishtina ka mbetur ndihma nga shteti i Kosovës. Ka tre muaj kur Artoni ju është drejtuar me një kërkesë.

Sekiraqa po mundohet në çdo formë ta kthejë motrën e tij në Kosovë e cila po jeton tmerrin bashkë me dy fëmijët e saj; Ismailin 3 vjeç dhe Ibrahimin 6 muajsh.

Në këtë kamp përveç Ermirës janë edhe tre gra tjera nga Kosova. Njëri nga Gjilani, një nga Prizreni dhe një tjetër nga Mitrovica me nga dy fëmijë secila.

 

Etiketa: kosovarja
Pas

Vrasja në marketin në Kamëz, Policia 500 mijë lekë për çdo informacion mbi autorët

Para

“Dashuria është interes”, moderatorja shqiptare flet hapur: Nuk kam moshë të mbledh qindarka për plazh!

Para
“Dashuria është interes”, moderatorja shqiptare flet hapur: Nuk kam moshë të mbledh qindarka për plazh!

“Dashuria është interes”, moderatorja shqiptare flet hapur: Nuk kam moshë të mbledh qindarka për plazh!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.