Një biznesmen kafeje është ekzekutuar në një atentat të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë.
Sipas informacioneve të para Vasil Dervishaj është ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja është shënuar në zonën e njohur si ish kombinati i peshkut, ose lagjja “Pavarësia”.
Viktima ishte me ford me targa italiane dhe mendohet se është qëlluar pranë derës së makinës. Xhami i parmë dhe xhamat e pasagjerit janë thyer.
Sipas deshmitarëve në zonë, viktima ka dalë nga automjeti dhe më pas është qëlluar me breshëri pistolete. Burime nga policia bëjnë me dije për ‘’Fax news” se viktimës i është gjetur një armë zjarri tip shot gun. Ndërsa autorët, pasi kanë qëlluar janë larguar me një automjet të zi me portobagazh.
Dyshimet e para janë ato të hasmërisë së hershme, ndërsa mendohet edhe për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike.
Viktima Vasil Dervishaj, njihet si biznesmen në qytet pasi disponon edhe lokal, ndërsa gjithashtu drejton dhe një pikë elektroshtëpiakesh.
Informacion paraprak i policise: Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e autoreve.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=RU53r97Tmvg&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=iBxMBh46OJE&feature=youtu.be