Ditën e sotme i gjithë vendi ka qenë në izolim total, në kuadër të masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.
Policia kishte paralajmëruar qytetarët se nuk do të tolerojë askënd që shkel rregullat e karanatinës. Mirpo një ndjekje e pazakonte ka ndodhur nga policia me qytetarët e pabindur në Gjirokastër.
Në lagjen Manalat, policia ka ndjekur me dron dy qytetarë të cilët kishin thyer rregullin e karantinës.
Prej dy ditësh policia ka ngritur edhe dronin për të monitoruar situatën dhe për të gjithë qytetarët e pabindur.
(M.Q/Faxweb.al)