11:36 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Si po përballet Gjermania me Covid-19? Mjekja shqiptare: Nuk ka kaq masa të ashpra sa te ne, mos përdorni ibuprofen, vaksina do t’i jepet…

17:58 | 18/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Si po përballet Gjermania me Covid-19? Mjekja shqiptare: Nuk ka kaq masa të ashpra sa te ne, mos përdorni ibuprofen, vaksina do t’i jepet…

Aurora Dollenberg, është një prej mjekeve shqiptare që drejton një klinikë në Gjermani, dhe në një komunikim me Fax News, ka treguar situatën e shfaqur atje, pas përhapjes së COVID -19.

Dollenberg u shpreh se derimë tani nuk ka masa të ashpra të ndërmarra nga qeveria gjermane, e lidhur kjo ndoshta dhe me përparimin e sistemin shëndetësor atje.

Mjekja shqiptare u shpreh se pritet që të infektohet nga virusi deri në 79% e popullatës, por që me kalimin e kohës qytetarët sipas saj do të krijojnë imunitet ndaj tij.

“Situata është nën kontroll, njerëzit vazhdojnë që të lëvizin të lirë në rrugë dhe në aujtostrada, është mbyllur kufiri për të dalë jashtë shtetit. Masat kryesore janë marrë sa u takon qendrave spitalore, pacienteve nuk iu lejohet që të viojnë në qendër shëndetësore, në rast se kanë shenja për koronavirus. Ne i kanalizojmë ata te një qendër, që është ngritur pranë zyrave të shëndetit publik. Pacientët kalohen direkt te këto qendra, të cilat u shkojnë njerëzve në shtëpi.

Autoritetet parashikojnë që të ketë një rritje të numrit të të prekurve, janë mbyllur linjat e dyqaneve, restorantet, ka vetëm orare të kufizuara. Po rriten gjithnjë e më shumë masat, për të ulur numrin e të prekurve nga korona. Kjo është një pandemi, progresioni i deritanishëm tregon se do të ketë një prekje të popullatës nga 60-70%, tani apo në një moment të dytë.

Ne kemi si qëllim që ta ngadalësojmë, që të parandalojmë komplikacionet që mund të shfaqen pas rasteve të para. Për fatin e mirë në Gjermani nuk kemi persona të prekur në radhët e mjekëve, nga 26 viktimat, shumica e tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, u shpreh mjekja shqiptare.

Më tej Dollenberg u shpreh se gjermanët e kanë marrë me sportivitet situatën, dhe kur dalin në rrugë nuk përdorin maska, veçanti përbëjnë rastet e personave që kanë shenja të sëmundjes.

Lidhur me kompaninë gjermane që është duke bërë teste për vaksinën, në rast se do të rezultojë e suksesshme, sipas Dollenberg ajo do tiu jepet të gjitha shteteve, dhe do ti shërbejë të gjithë njerëzimit.

“Njerëzit këtu nuk kanë kaluar në gjendje paniku, nuk mbajnë maska përveç personave të prekur, madje dhe tregu ka qenë i mbushur plot me njerëz, derimë tani nuk janë mposhtur nga paniku.

Kjo vaksinë po prodhohet nga një kompani gjermane, dhe janë të detyruar që këto të dhëna ti jepen menjëherë qeverisë gjermane. Në rast se ajo prodhohet do të shpërndahet tek të gjithë njerëzit.

Me kalimin në kohë ne do të imunizohemi në drejtim të këtij virusi, nuk duhet të kemi frikë, pasi ne do të kufizohemi nga një mbrojtje natyrale ndaj tij.

Unë i kuptoj masat e ndërmarra për shkak se mungojnë paisjet mjekësore në spitale, në krahasim me Shqipërinë, Gjermania nuk i ka marrë masat e tilla. Duhet diell, dhe duhet ajër i pastër. Nëse njerëzit janë në panik dhe të frikësuar, sistemi imunitar dobësohet”, tha Dollenberg.

E pyetur lidhur me debatet e mjekimit të koronavirusit, nëse njerëzit duhet të përdorin ibuprofen apo paracetamol, Dollenberg dha këtë përgjigje:

Sa i takon ibuprofen, që është pjesë e familjes së kortizonit ndikon negativisht në sistemin imunitar, dhe unë do të rekomandoja që të përdorej paracetamol. Gjermanët e kanë marrë me sportivitet këtë situatë, patjetër që ka një farë tensionimi, por në jetën e përditshme dhe në komunikimin njerëzor gjithçka është në rregull.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA/ Konfirmohen 113 viktima dhe mbi 6,300 të prekur

Para

Masat e ashpra të qeverisë, pedagogu e thotë troç: Ose po fshihet numri i të prekurve, ose Rama po teston sa mban populli

Para
Masat e ashpra të qeverisë, pedagogu e thotë troç: Ose po fshihet numri i të prekurve, ose Rama po teston sa mban populli

Masat e ashpra të qeverisë, pedagogu e thotë troç: Ose po fshihet numri i të prekurve, ose Rama po teston sa mban populli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

Rama mbledh kabinetin, në “sitë” puna e çdo ministrie

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.