Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga sulmi me armë drejt çiftit në Kamëz, dy ditë më parë.
Në pamjet e shpërndara duken dy autorët teksa hyjnë të qetë në market dhe qëllojnë me armë. Më pas ata largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Në market në momentin e krimit, ndodhej edhe djali 6-vjeçar i çiftit Buçi.
Dy autorët e dyshuar Vladimir Kurti dhe Rushdi Hode janë arrestuar dhe ndodhen në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Në dëshminë e tyre në Polici, Kurti ka pranuar krimin, teksa ka shprehur pendesë dhe është përlotur. Ai ka treguar dhe vendin ku ndodhej arma.
Të dy të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penalë. Nga ngjarja e të mërkurës mbeti i vdekur pronari i marketit, Agim Buçi 53 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij, Merita Buçi u plagos rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=TMIbs7YuKmE&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)