05:44 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Situatë kaotike në spitalin e Durrësit, 30 pacientë presin të marrin mjekim, thyejnë xhamat në shenjë revolte

19:55 | 03/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Situatë kaotike në spitalin e Durrësit, 30 pacientë presin të marrin mjekim, thyejnë xhamat në shenjë revolte

Një situatë kaotike është krijuar pasditen e sotme në urgjencën e spitalit të Durrësit, ku dëshmitarë nga vendngjarja i thanë Fax News se janë thyer edhe xhamat e portës kryesore.

Shkak për këtë është bërë fluksi tepër i lartë i pacientëve që nuk marrin shërbim, më shumë se 30 persona në radhë, ndërkohë që në urgjencë është vetëm një mjek në turn.

Siç shihet edhe nga pamjet, shumë qytetarë janë në radhë në stolat e urgjencës, ndërkohë që nuk mungojnë as rojet e sigurisë, që përpiqen të ç’tensionojnë situatën.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, që ka bërë shoqërimin e personit që ka thyer xhamin e urgjencës.

Mungesa e kapaciteteve dhe stafeve mjekësore ka bërë që në jo pak raste, qytetarët të detyrohen të konfliktohet me personelin mjekësor, për shkak të vonesave në marrjen e ndihmës së parë.

Jo vetëm në Durrës, por edhe në urgjencën e Tiranës, kapacitetet pritëse janë shumë më të ulëta sesa fluksi i pacientëve, çka detyron që në shumë raste, persona me klinikë të rëndë mjekësore të presin në karrige për të marrë ndihmën e parë.

Veçanërisht në stinën e verës, urgjenca e qytetit të Durrësit pret më shumë pacientë se zakonisht, për shkak të numrit të lartë të turistëve që akomodohen në qytetin bregdetar. E padyshim kjo do të kërkonte dhe një rritje të stafeve mjekësore, gjë që në fakt duket se nuk ka ndodhur në Durrës.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kaos ne spitalin e DurresitSpitali i Durresit
Pas

Të shtëna me armë në qendrën tregtare, disa persona të plagosur (Pamje nga vendngjarja)

Para

U bë tullac për ca para në Tik-Tok, nxehet Albano pasi e quajtën lypës: F*ck you! Po, kam qenë i varur nga bixhozi dhe alkooli…

Para
U bë tullac për ca para në Tik-Tok, nxehet Albano pasi e quajtën lypës: F*ck you! Po, kam qenë i varur nga bixhozi dhe alkooli…

U bë tullac për ca para në Tik-Tok, nxehet Albano pasi e quajtën lypës: F*ck you! Po, kam qenë i varur nga bixhozi dhe alkooli...

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.