Në QV 3310 në Çelepias, një vëshguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares se Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendres së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar.
Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit,që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati ashpër mes tyre.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallzim penal në polici për rastin flagrant.