Skena të tilla nuk na ndodh shpesh që t’i shohim në futboll.
Mbrëmjen e djeshme në ligën e dytë holandeze, skuadra e Rodas zhvilloi një ndeshje në shtëpi ndaj De Graafschap e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Ky rezultat, ishte një zhgënjim tjetër për vendasit, të cilët kanë kanë grumbulluar vetëm 6 pikë në 8-të ndeshje të luajtura.
Në pushimin e pjesë së parë tifozët e Rodas vendosën që të largonin nga stadiumi presidentin e klubit, Marisio Garcia de la Vega.
Duket se pronari nuk i ka paguar lojtarët për disa muaj, dhe situata në klub nuk është aspak e mirë, gjë që i ka shtyrë tifozët të marrin këtë veprim.
Boze fans @rodajckerkrade brengen Mauricio Garcia de la Vega het stadion uit. Dat gebeurde tijdens de rust van Roda tegen De Graafschap. pic.twitter.com/jpPZc6ZXIA
— ZO-NWS (@ZO_NWS) September 27, 2019