Gjatë paradites së sotme djegia e një fabrike të riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit solli një ndotje të ajrit në të gjithë qytetin e Tiranës. Pas disa orëve në luftë me flakët, zjarrfikësit mundën që të neutralizonin zjarrin, duke penguar përhapjen në biznese të tjera.
Nga ana e zjarfiksësve nuk u pa e udhës që të sillej në ndihmë një helikopter për shuarjen e flakëve, duke mos marrë parasysh dhe ndotjen e banesave të zonës.
Sipas autoriteteve kjo nuk është hera e parë që në këtë biznes ka pasur raste zjarri, ndërsa vitin e kaluar nuk kanë munguar as penalitetet.
Banorët e Kasharit nga ana tjetër, kryesisht gratë janë irrituar për ndotjen e shkaktuar sot.
“Nuk ka shtet – këtu”, thanë gratë, se po të kishte shtet nuk do ta kishte lejuar këtë. Nuk është hera e parë. Sikur edhe një helikpter të kishin sjellë ta shuante zjarrin dhe të mos ndodhte gjithë kjo.”
Fabrika në fjalë një vit më parë u cilësua nga Kryeministri Edi Rama, si një nga më modernet që është ndërtuar në Shqipëri.
Rama tha në atë kohë se, lejimi i importit të mbetjeve që konsiderohen si lëndë e parë, do të fuqizojë këto sipërmarrje dhe do e bëjë Shqipërinë më të pastër.
Në fabrikë kanë qenë duke punuar 43 punonjës, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Discussion about this post