03:20 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “S’po del një burrë të na tundë”, mallkon Reshat Arbana: E vraftë Zoti atë që e preku lumin e Valbonës

17:30 | 22/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “S’po del një burrë të na tundë”, mallkon Reshat Arbana: E vraftë Zoti atë që e preku lumin e Valbonës

Me 22 Nëntor 1959 ka filluar procesi mësimor në Gjimnazin Asim Vokshi  në Tropojë ndrsa sot u festua 60-vjetori i nisjes së misionit të tij.

Në këtë aktivitet morën pjesë Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi por edhe anëtarë të tjerë të njohur nga komuniteti, shtresa intelektuale etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Reshat Arbana ku iu dha Titulli “Nderi i Tropojës” nga Bashkia e këtij qyteti.

Arbana gjatë fjalës së tij ka falenderuar për nderimin që i kanë bërë, ndërsa ka dhënë edhe disa mesazhe prekëse për aktualitetin duke e konsideruar si kronikë të zezë që ka veshur shpirtin e zemrën e shqiptarëve.

“Vriten njerëzit si qen rrugësh, njerëz që vrapojnë pas parasë si të uritur, djali që vret babën, intelektuali që na ka veshur kostum klasi, por për fatin e keq nuk ia mbulon injorancën. Mbase ne artistët vuajmë më shumë por jam i sigurt se të gjithë vuajmë. Na takon të gëzojmë njëri-tjertrin, kemi një vend që na ka fal Zoti gjithçka, pasuritë e nëntokës, të mbitokës, ujin, detin, malet, por s’po na del një burrë me na shkund e të na tundë. Të dalin njerëz t’i thonë boll kësaj situate. “Sa të kem frymë me ligjëru. E sa gjallë në jetë unë jam. Kurrë Shqypni s’kam më t’harru. Edhe në varr më t’përmend kam””, tha Arbana duke recituar vargjet e At Gjergj Fishtës.

Arbana ka dhënë edhe mesazhe për Lumin e Valbonës ku tha se po shkatërrohet nga mendjet e njerëzve.

“Më vjen keq ashtu si edhe ju, që kjo Valbonë e bukur për fatin e keq tonin e për mendjen e sëmurë të njerëzve po pengohet rrjedha e saj e po i prishet bukuria, gjynah prej Zotit. S’kemi çfarë themi, por e vraftë Zoti atë që i ka vënë firmën për me e bërë Valbonën në këtë situatë”, tha aktori i madh teksa ka vijuar të recitojë një vjershë të shkruar pikërisht për shkatërrimin e këtij lumi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: HECRASHAT ARBANAtropojevalbonë
Pas

I ikin dritat Unazës së re dhe Yzberishtit, OSHEE njoftim për abonentët

Para

Diktatori i fundit në Europë bën të dashurën 22 vjeçare deputete (Foto)

Para
Diktatori i fundit në Europë bën të dashurën 22 vjeçare deputete (Foto)

Diktatori i fundit në Europë bën të dashurën 22 vjeçare deputete (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.